LAJMI I FUNDIT:

Manaj prezantohet te Pisa

Manaj prezantohet te Pisa

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj është prezantuar ditën e sotme para mediave si futbollisti më i ri i skuadrës së Serisë B, Piza.

Në një konferencë për shtyp i shoqëruar nga presidenti i klubit, Xhuzepe Korrado, ai shprehu dëshirën për të bërë mirë në këtë eksperiencë të re.


“Dua të bëj mirë dhe të arrij objektiva të rëndësishëm. Tashmë jam vendosur plotësisht në dispozicion të trajnerit dhe jam shumë i motivuar për këtë eksperiencë të re”, tha Manaj, shkruan Panorama Sport.

“Jam në gjendje të mirë fizike dhe shpresoj që në këto 6 muaj të jap një kontribut të çmuar. Karakteristikat e mia? Në një tridhëmbësh e shoh veten si ‘pykë’ në qendër, por mos prisni të përshkruaj veten”, tha Manaj.

“Kemi zgjedhur Manajn për karakterin që ka. Na duhej një lojtar i tillë që duke u bashkuar me një ambient pozitiv si i joni mund të japë shumë nga vetja. Shpresoj që të arrijmë së bashku rezultate të rëndësishme dhe që Piza të jetë një trampolinë promovimi për të”, u shpreh presidenti Korrado.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori