LAJMI I FUNDIT:

Kawhi Leonard, ylli i heshtur që po arrin nivelet e Tim Duncan si pasardhës i legjendarit

Kawhi Leonard, ylli i heshtur që po arrin nivelet e Tim Duncan si pasardhës i legjendarit

San Antonio Spurs mbetet një prej skuadave me basketbollin më të mirë në botë, që jo rrallë herë e ka bërë të shquhet si “Barcelona e basketbollit”.

Basketbolli atraktiv me shumë pasime, loja ekipore që demonstron klubi nga qyteti i vogël i San Antonios, e ka bërë atë që të jetë në fakt një lloj fole e basketbollit modern, sidomos në 30 vitet e fundit.


Dhe ikona pa dyshim ka qenë Tim Duncan, i pensionuar në qershor, i cili fitoi pesë trofe me klubin nga Teksasi.

Sidoqoftë, kur trajneri Gregg Popovich e shkëmbeu George Hill për Kawhi Leonard i cili fillimet i kishte te Indiana Pacers, të gjithë u çuditën dhe e konsideruan si të çmendur një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e këtij sporti.

Në fakt, zgjedhja e Gregg Popovich u duk se ishte e duhura qysh në vitin 2014 kur djaloshi atëkohë 22 vjeçar arriti të ndalë superyllin LeBron James, duke s’pastruar Miami Heat drejt një triumfi të radhës për Spurs, trofeun e pestë në histori.

Lojtari defensiv më i mirë i shpallur në dy vitet e fundit rresht, Kawhi Leonard!

Ai që ka dy vite rresht që po zgjidhet si lojtari mbrojtës më i mir në NBA, tash sezonin e ri ka bërë një hap para në lojën e tij ofensive.

Stërvitjet gjatë verës me metoda bashkëkohore kanë përmirësuar agresivitetin e Kaëhi Leonard në fazën e sulmit.

Ai ka arritur një rekord të rëndësishëm prej 950+ pikëve në 41 ndeshjet e para të një sezoni, i vetmi lojtar që ka arritur ta bëjë këtë në histori të San Antonios, natyrisht pas Tim Duncan i cili këtë shifër arriti në sezonin 2002-2003.

Pesë ndeshje radhazi nga 30+ pikë!

Supremacia ofensive e Leonard u vërejt sidomos në pesë ndeshjet e fundit.

Në pesë ndeshjet e fundit superylli i San Antonios, i cili dallohet për modestinë e tij si brenda ashtu edhe jashtë fushe, ka arritur të shënojë 30+ pikë, me 39 pikë të realizuara ndaj Phoenix Suns në Meksiko City, që ishte edhe numri më i madh i pikëve të realizuara në karrierën e tij.

Popovich e ka gjetur zëvëndësuesin e duhur të Tim Duncan në kohën më të mirë të klubit, kur të gjithë menduan se me epokën e legjendarëve që po shkon drejt fundit, edhe epoka e sukseseve të San Antonios po ashtu po merr fund, një konstatim ky që është i gabuar dhe që po vërehet më shumë se kurrë këtë sezon.

Modest pafund! I fiton 30 milionë euro në vit, por drejton një veturë Chevrolet Tahoe nga viti 1997. Ai frekuenton restorantet që frekuentojnë shtresa e ulët dhe madje shfrytëzon kuponët për shujta falas në WingStop.

Edhe pse pak po flitet për San Antonion, ata mund të jenë befasia e këndshme e këtij sezoni, pasi që pritet të jetë i vetmi ekip që mund të kontestojë supremacinë e Golden State Warriors me brendin tradicional të basketbollit që bën mrekullira – lojën ekipore.

E derisa të vijë koha e playoffit për të parë këtë, është momenti të shijojmë Leonardin, i cili bën shumë për ekipin, dhe sakrifikon shumë, modestia e të cilit po shpaguhet në dobi të ekipit dhe jo në dobi të tij personale që me do e mos të jetë një MVP.

Ai tashmë është MVP, por për klubin e bashklojtarët e tij!

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori