LAJMI I FUNDIT:

Të hënën fillon procesi mësimorë për nxënësit në Maqedoni

Të hënën fillon procesi mësimorë për nxënësit në Maqedoni

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të hënën do t’i kthehen procesit mësimor. Pushimi u vazhdua deri më 23 janar për shkak të gripit, por edhe për shkak të reshjeve të fundit të borës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Orët e humbura, siç informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për TV21 do të kompensohen në ndonjë prej ditëve të shtuna që vijojnë. Ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu thotë se të gjitha shkollat që kanë probleme me kushtet brenda për brenda shkollave dhe jo vetëm, të drejtohen në ministri me projekte konkrete.


Sipas ministrit Lutfiu, shkollat që nuk kanë ngrohje duhet të dorëzojnë kërkesë në Ministrinë e Arsimit, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës i bëjnë thirrje institucioneve kompetente dhe komunave që gjatë kësaj fundjave të ndërmarrin masa konkrete për pastrimin e borës nga shkollat./Telegrafi/