LAJMI I FUNDIT:

Westbrook e ngulitë mbi Durant dhe shikon atë, ky i fundit kundërpërgjigjet me treshe (Video)

Westbrook e ngulitë mbi Durant dhe shikon atë, ky i fundit kundërpërgjigjet me treshe (Video)

Russell Westbrook dhe Kevin Durant bënë një paraqitje spektakolare të mërkurën mbrëma – por si kundërshtarë.

Dueli i dytë mes dy ish shokëve të skuadrës te Oklahoma City Thunder kaloi sërish me tensione, por edhe me aksione spektakolare, shkruan Telegrafi.


Westbrook ishte dominant gjatë gjithë takimit, kurse më ndryshe nuk ishte as Kevin Durant që ishte edhe më i motivuar ndaj ish skuadrës dhe ish bashklojtarëve që e konsiderojnë tradhtar për kalimin te Golden State.

VIDEO: Momenti kur Westbrook dhe Durant flasin pas gjysmë viti injorimi
Lexo po ashtu VIDEO: Momenti kur Westbrook dhe Durant flasin pas gjysmë viti injorimi

Në ndeshjen e mbrëmshme që e fitoi Golden State me rezultat 120 – 101, Westbrook ishte spektakolar duke bërë ngulitje të shumta në triple doublen e tij të 21-të këtë sezon të përbërë nga 27 pikë, 15 kërcime dhe 13 asistime.

Durant nga ana tjetër realizoi 40 pikë dhe 12 kërcime, një double-double po ashtu fantastik.

VIDEO: Zaza Pachulia hedh për toke Westbrookun
Lexo po ashtu VIDEO: Zaza Pachulia hedh për toke Westbrookun

Në një moment gjatë duelit, Westbrook shihet teksa e ngulitë në mënyrë spektakolare në fytyrë të Kevin Durant, i cili tentoi të ndalë Westbrookun – teksa ky i fundit pas ngulitjes e shikoi me injorancë ish shokun e tij të skuadrës që e tradhëtoi.

Pak momente më vonë, Durant u kundërpërgjigj me një treshe të bukur ku ishte i hapur tërësisht pa u mbajtur nga askush.

Rivaliteti i dyshes do të bartet më 11 shkurt në Chesapeake Energy Arena, kur Oklahoma e “mirëpret” “tradhtarin” Kevin Durant dhe ekipin e tij Golden State Warriors. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori