LAJMI I FUNDIT:

Westbrook premton hakmarrje: Do t’ia kthej prapanicës së Zazas

Westbrook premton hakmarrje: Do t’ia kthej prapanicës së Zazas

Superylli i Oklahoma City Thunder, Russell Westbrook, nuk ka tingëlluar fare në disponim pas disfatës së rëndë të së mërkurës mbrëma nga Golden State Warriors me rezultat 121-100.

Nuk ishte e mjaftueshme vetëm që të shikojë ish shokun e tij të skuadrës Kevin Durant duke shënuar 40 pikë ndaj Oklahomas, por ai u godit në pjesën e parë për toke nga Zaza Pachulia.

Pachulia u dënua me një faul flagrant të shkallës së parë, kurse Westbrook pas ndeshjes kërkoi hakmarrje.


“Unë nuk e di çka ka ndodhur”.

“Por, unë do t’ia kthej atij dhe prapanicës së tij”, u shpreh Westbrook pas duelit tejet i nervozuar.

Për faktin se Zaza e shikoi me indinjatë atë teksa ishte i shtrirë në parket, Westbrook tha se ai nuk i luan lojërat kështu dhe se do të hakmerret.

“Unë nuk e luaj lojën e tij, unë do t’ia kthej prapanicës së tij. Unë nuk e di kur do të ndodhë kjo, e as se si do të ndodhë. Unë nuk e luaj lojën kështu”, deklaroi Wesstbrook pas duelit.

Konflikti i plejmejkerit përpos me KD nisi me Zazan edhe në duelin e parë kur është parë duke e goditur pa qëllim me bërryl në fytyrë.

Westbrook ka mundësinë ideale për t’u hakmarrë më 11 shkurt kur dueli do të bartet në Oklahoma City në rikthimin e parë të Kevin Durant në qytet. /Telegrafi/