‘Bukë dhe vegetë’, është ushqimi në tryezën e familjes kumanovare (Video)
Bukë dhe vegetë. Ky është ushqimi më i shpeshtë në tryezën e familjes Stanishkovski nga fshati Dobroshan i Kumanovës. Amvisja Vidanka e di që nuk hahet çdo ditë ushqim i thatë, por frigoriferi i tyre është bosh. Banjë nuk kanë. Lahen në koritë në dhomë, ndërsa tualeti është jashtë në oborr. Ajo thotë se edhe shporeti nuk pjek mirë, ndërsa nuk ka ujë as për larje të rrobave dhe enëve.
“Për t’i larë rrobat, ujë marr nga bunari. Po, është shumë vështirë. Nuk mundem as enët t’i laj siç duhet”, thotë ajo.
Kjo familje e varfër pesëanëtarëshe tanimë me muaj nuk ka as rrymë elektrike dhe as ujë nga ujësjellësi. Marjani thotë se të jetuarit në një shtëpi si kjo është si në varrezë, raporton TV 21.
“Për t’i ushqyer fëmijët, mbledh hekurishte. Tjetër nuk kam asgjë. Me 2000 denarë nuk jetohet me pesë anëtarë. Gjithë kohën fryn si në varreza. Pse të jetë kështu? Jetojmë pa rrymë. Çfarë të bëj? Kështu nuk jetohet”, u shpreh ai.
Mbesën e familjes Stanishkovskit, Evën trivjeçare e gjetëm duke fjetur. Në vend të shishes me qumësht, flinte me gishtin në gojë. E ëma thotë se më së shpeshti, shishja e saj është e mbushur përgjysmë dhe shton se dëshira e saj më e madhe është që edhe Eva të ketë fëmijëri normale sikurse fëmijët e tjerë.
“Të ketë dhomë të mirë, të ketë një krevat të mirë. Dëshiron të hajë, nuk kam me çka ta ushqejë”, thotë ajo.
Në mungesë të ujit, Marjani detyrohet që çdo ditë të udhëtojë disa kilometra për të mbushur ujë nga bunari.
Për familjen Stanishkovski, të ardhurat e vetme të rregullta janë vetëm 2000 denarë ndihmë sociale. A mjafton kjo për ta paguar borxhin e rrymës që u ngjit në 1000 euro. Përveç kësaj, thonë se asnjë anëtar i rritur i familjes nuk është i aftë për punë.
E lamë familjen Stanishkovski në shtëpizën e tyre të vjetruar, me shpresë se do të gjenden njerëz humanë për t’u ndihmuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Kërkojmë dënim maksimal për autorin që vrau Frosinën, kërkojmë drejtësi dhe siguri më të madhe në rrugë
Qytetarët e Maqedonisë sot bëjnë thirrje për bojkotim të marketeve
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?