LAJMI I FUNDIT:

Argëtim, alkool dhe ahengje: Imazhe unike brenda Koresë së Veriut (Foto)

Argëtim, alkool dhe ahengje: Imazhe unike brenda Koresë së Veriut (Foto)

Një fotograf gjerman ka publikuar fotografi unike, brenda vendit më të izoluar dhe të fshehtë në botë – Koresë së Veriut.

Martin Von Den Driesch nga Berlini, ka arritur të shkrep fotografi nga plazhet, malet deri tek pishinat, gjatë një vizite tetëditore që e kishte realizuar në korrik të vitit 2014, transmeton Telegrafi.

48-vjeçari ishte turisti i vetëm nga Perëndimi, që kishte vizituar këtë vend asokohe së bashku me gruan Julia Kim, si pjesë e një grupi prej 30 turistësh.


Edhe pse konsiderohet si një vend me rregulla të rrepta, fotografitë e gjermanit flasin të kundërtën, aty mund të shihen njerëz duke konsumuar alkool, cigare dhe duke organizuar ahengje të shfrenuara. /Telegrafi/