LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Shqipëria me pikë të përbashkët doganore në Durrës (Video)

Kosova e Shqipëria me pikë të përbashkët doganore në Durrës (Video)

Bizneset kosovare do të kenë mundësi, që mallrat e importuar përmes Shqipërisë t’i zhdoganojnë në Durrës. Ministrat e Financave të dy vendeve ranë dakord në Tiranë për hapjen e një pike të përbashkët doganore.

“Pika kryesore normalisht është të biem dakord për hapat konkrete që duhet të ndërmarrim deri në 15 shkurt për hapjen e doganës së përbashkët në Durrës për mallrat që kanë destinacion Kosovën”, tha ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti.


Dy qeveritë kanë ngritur edhe një grup të posaçëm pune, i cili po evidenton barrierat tregtare mes dy vendeve.

“Për të parë një nga një të gjitha ato procedura të cilat kanë kosto dhe pengojnë shkëmbimet tregtare”, tha ministri shqiptar i Ekonomisë dhe Tregtisë Arben Ahmetaj.

Të dy ministrat mendojnë se kjo është e vetmja rrugë për të nxitur tregtinë mes Shqipërisë dhe Kosovës duke e shfrytëzuar këtë rast për t’ju përgjigjur kërkesave publike nga krerët e dhomave të tregtisë së dy vendeve për subvencione dhe politika proteksioniste.

“Ne jemi edhe si qeveri, por edhe si ministra kundër çdo mase proteksioniste. Ajo që kemi detyrë është të mos krijojmë pengesa të reja dhe të zhdukim të gjitha pengesat ekzistuese”, tha Ahmetaj. /tch/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori