LAJMI I FUNDIT:

Sezoni në Kodrën e Diellit fillon me probleme, vlerësohet si më i keqi

Sezoni në Kodrën e Diellit fillon me probleme, vlerësohet si më i keqi

Fillimi zyrtarë i sezonit të skijimit në Kodrën e Diellit nuk ka filluar me sukses. Edhe pse gjatë ditëve të fundit ka pasur reshje të borës, sot disa teleferik të skive kanë punuar, por për shkak të defekteve ata janë ndaluar për një kohë. Skiatorët nuk ishin të kënaqur me këtë fillim të sezonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Turistët nuk mbanë mend një fillim më të keq të sezonit në Kodrën e Diellit, se sa këtë vit. Ata thonë se udhëheqësit e kësaj qendre të skijimit nuk janë aspak të interesuar për terrenet dhe teleferikët e skive.

Edhe hotelierët thonë se ky sezon nuk është aspak i mirë. Pa teleferikë të skive dhe terrene të mira mysafirët sa vijnë dhe kthehen menjëherë, thonë hotelierët.


Ndërsa nga udhëheqësia e Kodrës së Diellit nuk japin përgjigje për këtë fillim të sezonit, i cili vlerësohet si i dështuar./Telegrafi/