LAJMI I FUNDIT:

Meksikë, 12-vjeçari qëllon mësuesin dhe dy nxënës

Meksikë, 12-vjeçari qëllon mësuesin dhe dy nxënës

Një adoleshent ka qëlluar një mësues dhe dy nxënës, në një moment “çmendurie” siç raportojnë mediet mbi ngjarjen e ndodhur në Monterrey të Meksikës.

Agresori thuhet të jetë një nxënës 12-vjeçar. Viktimat e këtij tërbimi nga nxënësi i armatosur thuhet të jenë plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Kolegjin amerikan të Verilindjes (ACN) në Monterrey, Nuevo Leon.


Manuel Florentino Gonzales, sekretar i qeverisë lokale të Nuevo Leon, deklaroi se i mituri Federico Guevara, 12 vjeç, hyri në shkollë me një pistoletë të kalibrit 22 mm, e qëlloi pa dallim ndaj nxënësve të tjerë. Ndërsa zëdhënësi i sigurisë së Nuevo Leonit, Aldo Fasci konfirmoi se edhe agresori është plagosur, në këtë incident të paprecedentë sipas tij, transmeton tch.

“Në kamerat e sigurisë mund të shikoni të miturin të nxjerrë armën, të qëllojë ndaj një mësuesi dhe një nxënësi”, tha Fasci për një televizion lokal. “Ai qëndroi aty për pak, e drejtoi armën ndaj nxënësve të tjerë dhe pak minuta më vonë qëllon sërish. Ende nuk kemi një motiv për këtë veprim”, tha ai.

Shërbimet e emergjencës dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që edhe prindërit e nxënësve të këtij kolegji janë mbledhur jashtë ambienteve të tij.

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori