LAJMI I FUNDIT:

Thaçi bën homazhe te varri i aktivistit të LDK-së, Haki Imeri

Thaçi bën homazhe te varri i aktivistit të LDK-së, Haki Imeri

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë sot homazhe te varri i Haki Imerit në fshatin Turiqec të Skenderajt.


Sipas njoftimit për media nga presidenca, Thaçi, do të marrë pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore kushtuar aktivistit të LDK-së, Haki Imerit.

Haki Imeri u vra në Drenicë më 2 nëntor të vitit 1999.

Ai ishte funksionar i LDK-së si dhe një arsimtar i përkushtuar dhe atdhetar.

Përgjegjësit për vrasjen e Imerit nuk u arrestuan kurrë, derisa vrasja e tij konsiderohet politike.