Disa nga të akuzuarit për terrorizëm thanë në gjykatë se u penduan që kanë qenë në Siri, e disa të tjerë thanë se ishin, por shkuan të ndihmojnë popullin sirian të luftojë kundër diktatorit Bashar Al-Asad, e jo të luftojnë për organizata terroriste, e dikush tha se rrugëtimi i tij nuk shkoi asnjëherë më larg se në Turqi.
Ndryshe nga ta, prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Abdurrahim Islami, tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat për të cilat akuzohen, e si prova përmendi transkriptet e mesazheve telefonike.
Të gjitha këto pretendime u thanë në rastin ku të akuzuar për vepra që lidhen me terrorizëm janë 10 persona, 5 prej të cilëve e kanë pranuar fajësinë, 1 është arratisur, ndaj njërit kanë pushuar hetimet, ndërsa 3 janë deklaruar të pafajshëm.
Avokatja, Labinota Qosa-Ilazi, që mbron Emri Bushin, tha se i mbrojturi i saj asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë organizate terroriste, ndërsa në Siri ka luftuar për një grup opozitar.
Qosa-Ilazi pati vërejtje edhe në aktakuzë dhe në fjalën përfundimtare të prokurorit.
“Prokuroria edhe njëherë në fund të këtij procesi gjyqësor e dëshmoi se aktakuza e ngritur nuk është e bazuar në prova dhe se prokuroria nuk e ka marrë mundin t’i analizojë në detaje provat që i kemi dorëzuar në CD dhe janë administruar në gjykatë”, tha Qosa-Ilazi.
Qosa-Ilazi tha se me këtë aktakuzë është shkelur parimi i ligjshmërisë në procedurë penale pasi që Ligji për Ndalimin e Bashkimit në Luftërat e Huaja ka hyrë në fuqi pasi që i mbrojturi i saj është kthyer në Kosovë.
Aktakuzën e kundërshtuan edhe dy avokatët tjerë, Adem Ademi dhe Arben Geci që mbrojnë Fitim Demën përkatësisht Fisnik Bushin, të dy të deklaruar të pafajshëm.
Avokati Ademi tha se i mbrojturi i tij asnjëherë nuk ka qenë më larg se qyteti Kilis i Turqisë ku, sipas tij, ka shprehur humanitetin e tij duke i ndihmuar refugjatët sirianë.
Të akuzuarit tjerë të këtij rasti, Ernest Beqiri, Fidan Ibrahimi, Kujtim Bllaca, Vehbi Gerxhaliu kanë pranuar fajësinë në faza të mëhershme të procedurës, ndërsa kërkuan nga gjykata që të ketë parasysh pendimin e tyre kur t’i shqiptojë dënimet.
Prokuroria më herët ka hequr dorë nga aktakuza ndaj Kenan Rushitit, ndërsa i akuzuari Irfan Aqifi ndodhet në arrati.
Prokuroria Speciale e Kosovës më datën 7 maj 2015 ngriti aktakuzë ndaj Irfan Haqifit, Ernest Beqirit, Fidan Ibrahimajt, Kujtim Bllacës, Blerim Sylës, Fitim Demës, Emri Bushit, Vehbi Gërxhaliut dhe Fisnik Bushit.
Irfan Haqifi dhe Ernest Beqiri janë akuzuar nga prokuroria për veprën penale rekrutim për terrorizëm, ndërsa të tjerët për veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.
Të akuzuarit Kujtim Bllaca dhe Blerim Syla janë të akuzuar edhe për veprën penale armëmbajtje pa leje.
Në seancat e mëhershme, gjashtë nga të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë, ndërsa katër të tjerët janë deklaruar të pafajshëm.
Fajësinë e kanë pranuar të akuzuarit Kujtim Bllaca, Irfan Haqifi, Ernest Beqiri, Fidan Ibërdemaj, Vehbi Gërxhaliu dhe Blerim Syla.
Të pafajshëm që nga seanca e parë ishin deklaruar Emri Bushi, Fisnik Bushi dhe Fitim Dema.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë