LAJMI I FUNDIT:

Mbështetja e MBPZHR-së, po fuqizon bujqësinë në Rahovec

Mbështetja e MBPZHR-së, po fuqizon bujqësinë në Rahovec

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, me të cilin ka biseduar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2017 dhe për skemat e mbështetjes, përmes të cilave ai tha se synojnë zhvillimin e mëtejmë të sektorit në mbarë vendin.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin më hollësisht për masat mbështetëse të këtij viti, përmes të cilave ai tha se do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e Komunës së Rahovecit. Ministri, po ashtu e ka njoftuar kryetarin se në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë, më të cilët fermerët e kësaj komune janë të njohur, do vazhdojnë të japin përkrahje edhe më të madhe dhe sipas tij kjo përkrahje e ministrisë ndër vite e ka përmirësuar gjendjen në këta sektor, duke e bërë njërin ndër sektorët më të qëndrueshëm në vend.

Nga ana e tij, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Po ashtu, kryetari e njoftoi ministrin për projektet zhvillimore që planifikojnë t’i realizojnë si komunë gjatë këtij viti, me qëllim të mbështetjes së fermerëve për zgjerimin dhe rritjen e veprimtarive të tyre bujqësore. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori