LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Zvarritja e procesit ndaj Haradinajt, mundësi për destabilizim të vendit

Berisha: Zvarritja e procesit ndaj Haradinajt, mundësi për destabilizim të vendit

Sekretari organizativ i AAK-së, Ali Berisha ka thënë se zvarritja e procesit ndaj Ramush Haradinajt po e rritë pakënaqësinë e popullit.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se çdo ditë e humbur pune e Haradinajt është humbje për Kosovën dhe mundësi për destabilizim të vendit.

Postimi i plotë:

Të shqetësuar me zvarritjen e procesit ndaj z.Haradinaj
Zvarritjet që po ndodhin me z.Ramush Haradinaj në Francë, po e rrisin pakënaqësinë e popullatës në çdo anë.
Çdo ditë e humbur pune e z. Haradinaj, është humbje për Kosovën dhe mundësi për destabilizim të vendit.
Kërkojmë që sa më parë procedurat nga shteti francez për liderin tonë Haradinaj, të marrin fund dhe ai ti kthehet Kosovës.(sic.)./Telegrafi/