Njëri nga të dyshuarit e arrestuar për përgatitje të sulmeve terroriste, sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, i kishte dhënë pasaportën e tij Lavdrim Muhaxherit.
“I pandehuri edhe vet ka deklaruar se ka pasur kontakte me Lavdrim Muhaxherin dhe se të njëjtit i ka dhënë pasaportën e vet me qëllim që me të, të shkoj në Turqi, për shërim nga plagët e marra në Siri”, thuhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit.
Se ia kishte dhënë pasaportën Lavdrim Muhaxherit, njërit ndër pjesëmarrësve kosovarë më famëkeq në ISIS, e pranon edhe i dyshuari për terrorizëm por thotë se kjo ka ndodhur para 5 viteve dhe nuk ka pasur më asnjë kontakt me Lavdrim Muhaxherin.
“Është e vërtetë që unë ja kam dhënë pasaportën e Maqedonisë, Lavdrim Muhaxherit meqenëse i njëjti në atë kohë më ka thënë se ka pasur lëndime trupore në bark pasi është plagosur në Siri. Unë ja kam dhënë pasaportën dhe ai ka shkuar për shërim në Turqi por nuk kam pasur asnjë kontakt tjetër me të”, tha i dyshuari, i njohur për redaksinë e KALLXO.com.
Këtë pretendim prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Merita Bina-Rugova e ngrit për të mbështetur kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj njërit prej të dyshuarve të këtij rasti.
Prokurorja Rugova-Bina më tej në kërkesën e saj thotë se prej 11 të dyshuarve, 6 prej tyre tanimë në tërësi në deklaratat e tyre e kanë pranuar veprën penale për të cilat dyshohen.
Gjithashtu prokurorja Bina-Rugova pretendon se tek shumica e të dyshuarve janë gjetur libra fetar që janë të ndaluar nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Prokurorja më tej në kërkesën e saj pretendon se të dyshuarit ishin të ndarë në dy grupe, roli i njërit prej grupeve ishte të kryejë sulme gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri –Izrael, ndërsa tjetri ishte përgjegjës për sulme në Kosovë.
Të gjitha këto pretendime të Prokurores, janë paraqitur në seancën për caktimin e paraburgimit ndaj 17 të dyshuarve për terrorizëm. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe