LAJMI I FUNDIT:

Rusët thonë se Vuçiqi e parandaloi konfliktin me Kosovën

Rusët thonë se Vuçiqi e parandaloi konfliktin me Kosovën

Zëvendësekretari i Këshillit të Përgjithshëm të Rusisë së Bashkuar, Sergei Zheleznjak ka thënë se vetëm në saje të paqedashjes dhe nervave të forta që në situatë kritike, më 14 janar demonstruan udhëheqësitë e Serbisë dhe personalisht kryeministri Aleksandar Vuçiq nuk erdhi deri tek shpërthimi i një konflikti të ri të armatosur në qendër të Evropës.

Kësisoj ai komentoi incidentin me trenin, i cili u nis nga Beogradi për në Mitrovicën Veriore por u kthye mbrapsht nga autoritetet kosovare.

Sipas tij, udhëheqja e BE-së e cila më 19 prill 2013, mori përgjegjësinë për bashkëpunim mes Serbisë me shqiptarët e Kosovës, tani urgjentisht duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe mbrojtjen e të drejtave, nderin dhe dinjitetin e serbëve që jetojnë në territorin e Kosovës, raporton “Kurir-i serb përcjell Klan Kosova.