LAJMI I FUNDIT:

Treni i nisur për Mitrovicë përfundon në një garazh në Beograd

Treni i nisur për Mitrovicë përfundon në një garazh në Beograd

Mëngjesin e së dielës, saktësisht rreth orës 04:00, në stacionin hekurudhor në Beograd arriti treni, i cili të shtunën, me pompozitet mori rrugën për Mitrovicë nga Beogradi, pas 18 vjetësh, por që arriti vetëm deri në Rashkë, pasi autoritetet kosovare nuk e lejuan të kalojë tutje.

Përkundër problemeve dhe situatës të tensionuar, asnjë pasagjerë i këtij treni nuk është lënduar, dhe të gjithë janë kthyer andej nga ishin nisur.

Tani treni me afishe e mbishkrime kundër shtetit të Kosovës dhe me ikona kishtare në brendi të tij është futur në garazh, njofton Klan Kosova.


Se çfarë do të ndodhë me këtë tren ende nuk është bërë e ditur, derisa shtypi në Beograd ka bërë shaka, veçanërisht me drejtorin e zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, të cilit i është thënë që trenin ta parkojë mbi lum.