LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet personi që goditi macen dhe ia theu nofullën (Video)

Kërkohet personi që goditi macen dhe ia theu nofullën (Video)

Në Sidnei të Australisë, një burrë i paidentifikuar e ka qëlluar një mace dhe ia ka thyer nofullën, ndërsa më pas është larguar nga vendi ngjarjes.

Derisa shoqërohej nga një shok, ai e ka kryer këtë veprim ndaj kafshës së pambrojtur, megjithëse nuk ishte i kërcënuar, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye, është ndërmarrë një aksion nga Policia dhe po kërkohet identifikimi dhe ndalimi i tij.


“Dikush që qëllon dhunshëm macen, do ta bënte të njëjtën gjë edhe me njerëz”, është nj koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

https://youtu.be/Tz3t1MBw_Kw