LAJMI I FUNDIT:

Javën që vjen Maqedonia merr hua prej 6.5 milionë euro

Javën që vjen Maqedonia merr hua prej 6.5 milionë euro

Javën që vjen Ministria e financave ka paraparë një huamarrje të re përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë. Huamarrja do të bëhet nga kreditorët e brendshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria do të ofertojë më 17 janar, letra me vlerë me normë interesi prej 2.1%, me vlerë prej 6.5 milionë euro, ndërkaq një ditë më vonë, pra më 18 janar, duhet të kthehet shuma e njejtë.

Përndryshe, herën e fundit, qeveria mori 31.7 milionë euro hua. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë paraparë 18 ankade./Telegrafi/