LAJMI I FUNDIT:

Çaushi: Termi sulm terrorist i rezervuar vetëm për rastet e montuara nga pushteti

Çaushi: Termi sulm terrorist i rezervuar vetëm për rastet e montuara nga pushteti

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë se sulmin me granat ndaj ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës nuk e cilësoi si sulm terrorist.

Përmes një postimi në Facebook, Çaushi ka theksuar se termi sulm terrorist tanimë është i rezervuar vetëm për rastet paraprakisht të montuara, siç thotë ai, nga pushteti.

Postimi i plotë:


“Para tre ditësh, në mbrëmjen kur në Kuvendin e Kosovës po diskutohej mbi arrestimin e Ramush Haradinajt, në veri të Mitrovicës u sulmua me granatë ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Ashtu siç kishte ndodhur edhe me vrasjen e Enver Zymberit dhe Selver Haradinajt, Policia e Kosovës edhe këtë rast nuk e cilëson si sulm terrorist.

Me sa duket, termi sulm terrorist tanimë është i rezervuar vetëm për rastet paraprakisht të montuara nga pushteti.

Kështu ndodhi me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, si pasojë e të cilit nën akuzën e terrorizmit vazhdojnë të përndiqen aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e si pasojë e të njëjtit rast të humbi jetën edhe Astrit Dehari”(sic.)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori