Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës thotë se po e përcjell me kujdes situatën rreth mundësisë së fillimit të transportit të udhëtarëve me tren, në linjën hekurudhore Beograd-Mitrovicë.
Në njoftimin për media Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave shpreh shqetësimin për këto paralajmërime për transport hekurudhor pa përfillur Ligjin bazik Nr. 04/L-063 të Hekurudhave të Kosovës.
“Në bazë të Ligjit të Hekurudhave të Kosovës, i vetmi autoritet përgjegjës në Kosovë për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit hekurudhor dhe dhënien e certifikatave dhe autorizimeve të sigurisë për nënsisteme hekurudhore është Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës (ARH). Në ketë drejtim, dëshirojmë të informojmë institucionet e vendit, qytetarët dhe të gjithë akterët, duke u bazuar në Ligjin e lartcekur, Neni 91, në mënyrë shumë të qartë dhe specifike e ndalon operimin e një ndërmarrje hekurudhore, brenda territorit të Republikës së Kosovës, pa qenë paraprakisht e licencuar dhe e pajisur me Certifikatë të Sigurisë”, thuhet në njoftimin e Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, duke e cekur edhe këtë Nen.
“Është e ndaluar të operohet me shërbime hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët në Kosovë pa licencë të domosdoshme, certifikata dhe autorizimeˮ.
“Ne si ARH konfirmojmë se kompanitë në fjalë janë ilegale dhe se asnjë kërkesë apo aplikacion për Licencë apo Certifikatë të Sigurisë nuk është pranuar nga ana jonë për operime me trena pos kompanive që tanimë janë të licencuara dhe të pajisura me Certifikatën e Sigurisë tek ne si Rregullator përgjegjës. Si rrjedhojë, çdo operim i cilës do ndërmarrje hekurudhore pa u pajisur me Licencë si dhe Certifikatë të Sigurisë është i kundërligjshëm dhe i papranueshëm për ne”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje