LAJMI I FUNDIT:

Nuk janë ashtu siç duken, prandaj këto pamje kanë acaruar të gjithë! (Video)

Nuk janë ashtu siç duken, prandaj këto pamje kanë acaruar të gjithë! (Video)

Një video e publikuar ku tregohet një fëmijë i cili është duke tërhequr trupin e një gruaje “të pajetë” është bërë virale në internet por në fakt kjo nuk është ashtu siç duket.

Klipi prej 20 sekondash i postuar nën hashtagun #DeadPose është trendi më i ri i rrjeteve sociale ku njerëzit shtiren si të vdekur dhe i bëjnë të tjerët ta besojnë këtë.

Vajza e vogël e ka besuar të gjithë skenën dhe ka filluar të qajë me të madhe ndërkohë që tezja e saj që shtirej si e vdekur nuk e prishi pozën e saj, përcjell tvklan.al.


Videoja është filmuar nga mamaja e vogëlushes dhe motra e tezes “së vdekur” në Afrikën e Jugut dhe besohet tashmë se do i hiqet kujdestaria për neglizhencë ndaj fëmijës së saj.

Kjo video, gjegjësisht këto pamje kanë marrë edhe reagime negative në rrjetet sociale.

Justifikimi i saj ishte se e bija e kishte kuptuar çfarë po ndodhte dhe gjatë gjithë kohës ishte duke u shtirur. /Telegrafi/