LAJMI I FUNDIT:

A do të përsëritet 1992-shi në Maqedoni?

A do të përsëritet 1992-shi në Maqedoni?

Nëse OBRM-PDUKM-ja nuk arrin të formojë qeveri, mandati duhet t’i jepet LSDM-së, thotë profesori universitar Temelko Risteski. Ndërsa Jove Kekenovski thekson se presidenti Gjorge Ivanov, para se ta jepte mandatin duhej të sigurohej se Nikolla Gruvski e ka shumicën e duhur në Kuvend. Sipas tyre një gjë e tillë theksohet qartë në Kushtetutë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Duke e parë, duke e vlerësuar dhe interpretuar Nenin 90 të Kushtetutës nëpër prizmin dhe kuptimin e Nenit 2, vlerësoj nëse OBRM-PDUKM-ja nuk arrin të formojë qeveri për 20 ditë, mandati duhet t’i jepet partisë e cila pas saj ka shumicën e deputetëve, dhe ajo është LSDM-ja” – deklaroi për Alsat-M, profesori universitar Temelko Risteski.

”Dispozita e Kushtetutës është e saktë dhe e qartë. Ajo parti apo partitë që do të sigurojnë shumicë duhet ta fitojnë mandatin nga ana e presidentit të shtetit. Në situatë të tillë presidenti u desh që t’i ftojë të gjithë liderët, të marr garanci se dikush prej tyre mund të sigurojë shumicën, dhe pastaj të përcaktohet cilit t’ia jap mandatin. Në Kushtetutë nuk shkruan se mandatin duhet dhënë asaj partie që ka më shumë deputet” – tha profesori universitar Jovan kekenovski.


Kekenovski thotë se analist të ndryshëm që bëjnë interpretime për politike ditore e shndërruan Kushtetutën në një leckë të cilën secili e përdor për qëllime të veta. Përndryshe në Nenin 90 të Kushtetutës thuhet:

NENI 90 I KUSHTETUTËS SË MAQEDONISË

“Presidenti i Maqedonisë është i obliguar në afat prej 10 ditëve nga konstituimi i kuvendit, mandatin për formimin e qeverisë t’ia dorëzojë një kandidati të partisë, ose partive që kanë shumicë në parlament”.

Shumica në parlament do të thotë një parti ose më shumë parti që kanë vendosur të bëjnë koalicion pas zgjedhjeve dhe të kenë 61 nga gjithsej 120 deputetë. Alsat-M dorëzoi pyetje edhe në kabinetin e presidentit se si do të veprojë Ivanov nëse Gruevski nuk arrin të formojë qeveri. Përgjigje ende nuk është kthyer. Megjithatë, Maqedonia kishte një përvojë të ngjashme. Në vitin 1992 pasi OBRM-PDUKM-ja nuk arriti të formojë qeveri politike, Ljupço Georgievski e ktheu mandatin e presidentit të atëhershëm Kiro Gligorov pas së cilit mandati iu dha LSDM-së e cila ishte partia e dytë me më shumë deputetë dhe ajo e formoi qeverinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori