LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi takoi përfaqësuesit e Shoqatës për Marketing të Veshmbathjeve

Kelmendi takoi përfaqësuesit e Shoqatës për Marketing të Veshmbathjeve

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA), të kryesuar nga drejtoresha, Nora Zhilivoda dhe anëtarët e Bordit të kësaj shoqate.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi i njoftoi përfaqësuesit e shoqatës për politikat zhvillimore të Qeverisë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe mbështetjen e bizneseve, duke theksuar se pako e dytë fiskale e cila është në proces, do të krijoj lehtësira të tjera në zhvillimin ekonomik.

Zëvendëskryeministri Kelmendi, po ashtu përshëndeti iniciativën e Shoqatës për organizimin e një panairi nga fusha e tekstilit në Kosovë, në të cilin do të ftohen edhe biznese nga vendet e jashtme për mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve biznesore dhe eksportit të këtyre produkteve.


Përfaqësuesit e Shoqatës Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve, e informuan zëvendëskryeministrin për aktivitetet e shoqatës, për zhvillimin e hovshëm të biznesit në fushën e prodhimit të tekstilit brenda vendit, e po ashtu edhe për eksportin e këtyre mallrave në vende të ndryshme.

Në takim, po ashtu u diskutua edhe për sfidat e të bërit biznes, me ç’rast përfaqësuesit e Shoqatës Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve falënderuan për lehtësirat që Qeveria e Kosovës ka bërë dhe po bënë për bizneset vendore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori