LAJMI I FUNDIT:

Për 25 vite punoi si profesor i Historisë: Ish-të burgosurit politik i rrezikohet pensioni, sepse nuk ia njohin diplomën e viteve të ‘90-ta

Për 25 vite punoi si profesor i Historisë: Ish-të burgosurit politik i rrezikohet pensioni, sepse nuk ia njohin diplomën e viteve të ‘90-ta

Ndonëse kontributi i tij për çështjen shqiptare në Kosovë ka qenë i madh, veçanërisht në arsimin në gjuhën shqipe – në momente shumë të vështira për Kosovën – institucionet e sotme nuk ia japin hakun që i takon. Ish-profesori i historisë në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë thotë se rrezikon që pensioni i tij të jetë më i ulët se i kolegëve, meqë diploma e tij nuk po pranohet si valide.

Halil Berisha ka pak ditë që ka dalë në pension. Pasi ka dorëzuar dokumentacionin përkatës, atij i është thënë se diplomën nuk e ka të vlefshme, sepse i takon periudhës kur në Kosovë ka funksionuar sistemi paralel (vitet e ‘90-ta të shekullit të kaluar).

“Nuk mund ta kuptoj këtë. Qeveria e Kosovës angazhohet në dialog, me Serbinë, që të njihen diplomat e njëra-tjetrës, e në anën tjetër nuk i njohin diplomat e shtetit të vet”, ka theksuar ai për Telegrafin.


Diploma e Halil Berishës

Berisha thotë se provimet dhe ligjëratat në Fakultetin e Historisë i ka kryer gjatë viteve 1974-1979, porse nuk kishte diplomuar atë kohë. Ai e përfundon shërbimin ushtarak, ndërsa më 1981 merr pjesë në demonstratat e rinisë studentore për çka burgoset e dënohet me katër vjet burg.

Licenca e mësimdhënësit

“Kur jam liruar nga burgu, në vitin 1986, trajtohesha si irredentist. Pra, për mua ishin të mbyllura dyert e sistemit komunist. Madje, ma kanë mohuar të drejtën për të marrë diplomën. Kështu, e hapa një dyqan të vogël tregtar për të mbijetuar. Kështu kam vazhduar deri më 1990, pasi më 1991 u kyça në mësimdhënie – në Gjimnazin ‘Bedri Pejani’ – që t’ju ndihmoja kolegëve të sistemit të atëhershëm paralel të shtetit të Kosovës, nga i cili më 1994 u pajisa me diplomë si profesor i Historisë”, ka theksuar ai.

Halil Berisha, me një grup të të burgosurve politikë më 1981

Berisha në ato vite e kishte lëshuar edhe shtëpinë e tij për nxënësit e dëbuar nga shkollat, për çka nuk pendohet, por thotë se ndihet keq se ia kanë harruar edhe këtë kontribut.

“Pas përfundimit të luftës, më 1999 iu riktheva procesit mësimor në Gjimnazin e Pejës, ku kam punuar deri në pensionim. Tash, kohën gjatë së cilës kam qenë në burg ma kanë llogaritur si përvojë pune e madje edhe koha kur jam marrë me tregti”, thotë ai. “Por, Qendra për Sigurim Pensional nuk po ma pranon diplomës së Fakultetit. Më thanë ta sjell atë të shkollës së mesme që do të jetë baza për pensionimin tim. Kjo është e pakuptueshme. Si është e mundur të punoja për 25 vite si mësimdhënës në Gjimnaz, e tash diploma e profesorit të jetë jovalide”, ka theksuar Berisha.

Profesori i pensionuar ndihet keq se si kolegët e tij heshtin e nuk e mbështesin. Ndërkaq, shton se nuk kërkon asgjë më shumë, pos të drejtën dhe mirënjohjen që i takon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori