LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasje në Prizren

Tentim vrasje në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima mashkull i komunitetit turk ka raportuar se për shkaqe te panjohura është sulmuar nga dy të dyshuar të panjohur ku njeri prej tyre ka shtënë me arme zjarri në drejtim të tij, duke e qëlluar.

Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.