LAJMI I FUNDIT:

Grushte dhe shkelma në parlamentin turk, deputetit të partisë së Erdoganit i thyhen hundët (Foto/Video)

Grushte dhe shkelma në parlamentin turk, deputetit të partisë së Erdoganit i thyhen hundët (Foto/Video)

Parlamenti turk edhe njëherë është shndërruar në arenë të boksit.

Me rastin e votimit të amendamenteve për ndryshime kushtetuese opozita dhe pozita nuk janë pajtuar për pikën e pestë, e cila gjë ka bërë që edhe kacafyten mes veti deputetët.

Si pasojë e kësaj rrahje, mediat turke raportojnë se ndihmësit të shefit të grupit parlamentar të partisë së Recep Tayyip Erdogan, Fatih Sahinit i janë thyer hundët.


Gjithashtu edhe disa deputetë kanë pësuar lëndime të lehta trupore ndërsa përleshja është ndal fal intervenimit të sigurimit të kuvendit të Turqisë. /Telegrafi/