LAJMI I FUNDIT:

Salihaj: Thaçi po mashtron, ai ka qenë në krye të partisë që akuzohet për vrasje

Salihaj: Thaçi po mashtron, ai ka qenë në krye të partisë që akuzohet për vrasje

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka thënë se deklarimet e presidentit Hashim Thaçi për zbardhjen e  vrasjeve të pasluftës të aktivistëve të LDK-së janë deklarime për ta mashtruar opinionin publik, njofton Klan Kosova.

“Zoti Thaçi po bën deklarime publike, jashtë përgjegjësive të tij, për zbardhjen e rasteve, reformën zgjedhore, tash edhe me ekskursione në SHBA”. “Ai ka bërë deklarata publike për ta mashtruar opinionin. Ai ka qenë në krye të një partie politike që akuzohet se ka kryer këto vrasje”, ka thënë Salihaj në Ora e Fundit.

Ai shtoi se Kosova ka gjyqësor, prokurori dhe Agjencinë e Inteligjencës, të cilat sipas tij janë mekanizma të fuqishëm, që po të duan mund t’i zbardhin të gjitha vrasjet e aktivistëve të LDK-së.


“Këtu në Kosovë dikush ka bërë krime dhe gjithë ata që janë dënuar për krime politike, të gjithë janë të strukturave të PDK-së. Askush i LDK-së nuk është ndjekur, akuzuar apo gjykuar. Është çështje që dihet publikisht, tjetër është që disa e thonë, disa jo”, ka shtuar Salihaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori