LAJMI I FUNDIT:

Tensionet midis Kinës e Tajvanit: Aeroplanmbajtëse kineze i afrohet shtetit ishullor

Tensionet midis Kinës e Tajvanit: Aeroplanmbajtëse kineze i afrohet shtetit ishullor

Kina ka nxjerrë në lundrim aeroplanmbajtësen e vetme të saj përgjatë ngushticës së Tajvanit. E mbiquajtura “Liaoning” ishte duke u rikthyer nga stërvitjet detare në detin e Kinës Jugore dhe, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, aeroplanmbajtësja nuk ka hyrë në ujërat detare të vendit, por ka shkelur Zonën Identifikuese të Mbrojtjes Ajrore (ADIZ).

Ky është edhe përshkallëzimi i fundit i një serie tensionesh mes dy vendeve fqinje, ndaj dhe autoritetet tajvaneze kanë kërkuar popullit që të ruajë qetësinë. Në kundërpërgjigje, Tajvani ka ngritur në fluturim avionë luftarakë dhe nxori në lundrim anije “për të mbikëqyrur dhe kontrolluar” anijet që kalonin përgjatë ngushticës prej 160 km.

Kina e konsideron Tajvanin e vetëqeverisur si pjesë të territorit të saj, e që duhet të ribashkohet me kontinentin edhe me forcë nëse do të jetë e nevojshme.


Tensionet kanë qenë të larta që kur presidenti i zgjedhur Donald Trump shkeli një protokoll diplomatik të respektuar prej një kohe të gjatë, duke marrë një telefonatë urimi nga presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen.

Kreu i Këshillit të Çështjeve Kontinentale, Chang Hsiao-Yueh tha se autoritetet kanë monitoruar veprimet e Kinës dhe kanë apeluar për qetësi, transmeton tch.

“Dua të theksoj se qeveria jonë ka kapacitetet e mjaftueshme për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare. Nuk është e nevojshme të kalohet në panik. Në anën tjetër, çdo kërcënim i mundshëm nuk do të sillte përfitime për marrëdhëniet përtej ngushticës për askënd. Së bashku mund të tregojmë vullnet të mirë”.

Kina ka shtuar stërvitjet ushtarake pranë Tajvanit dhe ka denoncuar “një nivel në rritje paqartësish” në lidhje me ishullin. Një mosmarrëveshje diplomatike ishte edhe ajo kur presidentja Tsai vizitoi Shtetet e Bashkuara gjatë fundjavës, duke kaluar tranzit përmes Amerikës Qendrore për t’u takuar me zyrtarë, pavarësisht protestave të Pekinit.

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori