Sot janë bërë 18 vjet nga vrasja e publicistit dhe anëtarit të LDK-së Enver Maloku, i cili ishte edhe njeri shumë i afërt me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.
Kryeministri Isa Mustafa dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe sot para lapidarit të Enver Malokut që është ngritur në vendin e vrasjes në lagjen “Bregu i Diellit”.
Duke lartësuar figurën e Enver Malokut, kryeministri Mustafa tha se do të punohet për ta zbardhur vrasjen e Enver Malokut dhe fajtorët të sillen para drejtësisë.
“Sot jemi këtu me veprimtarët e LDK-së, me familjen e Enver Malokut, me bashkëveprimtarët e tij, të cilët bënë homazhe për të përkujtuar veprën e tij shumë të madhe. Një veprimtar shumë i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës, njeri i cili në errësirën më të madhe të informimit, depërtoi dhe dha kontributin e vet shumë të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, për popullin e Kosovës. Ne mendojmë se ai është një prej figurave shumë të rëndësishme të shqiptarëve në Kosovë dhe jo vetëm të LDK-së, sepse kontribuoi edhe për çlirimin dhe pavarësinë e vendit. Po ashtu për ata që nuk e deshën këtë liri dhe pavarësi e vranë atë dhe është detyrë e jona që Enver Malokun, për gjithë veprimtarët e LDK-së dhe për të gjithë ata që pësuan nga dora e dikujt, të përgjigjen para ligjit për këto vepra të zeza që i bënë Kosovës”, tha Mustafa.
Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve nëntëdhjeta shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve. Ai u vra më 11 janar të vitit 1999, në kohë lufte, teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë, nga persona ende të panjohur për drejtësinë kosovare. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë