LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndjehet i ngrohti brenda shtëpisë, babai me dy fëmijë jeton në kushte acari (Video)

Nuk ndjehet i ngrohti brenda shtëpisë, babai me dy fëmijë jeton në kushte acari (Video)

Nën çati të vjetër, me vrima në mur, dysheme betoni dhe ftohje maksimale jeton familja Hristovi nga Pripor të Komunës së Kisella Vodës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Babai i dy fëmijëve çdo ditë luftojnë me temperaturat minus në kushte jo të përshtatshme. Nuk marrin as edhe ndonjë ndihmë sociale. Përderisa fëmijët janë në shkollë, koha kalon shpejtë, por jo edhe kur janë në pushim dimëror sepse të gjithë janë në shtëpi kurse drunjtë nuk arrinë të ngrohin dhomën ku jetojnë. Për të arritur deri streha e tyre hypin në shkallë të montuara dhe të pasigurta dhe kur hynë në shtëpi, i ftohti nuk dallon nga jashtë. Vlladimiri, babai i dy fëmijëve ka 39 vjeç dhe për shkak të shpinës së lënduar ka mbetur pa ndonjë punë stabile.

Para 3 viteve fëmijët mbetën pa nënën, për ta tani kujdeset babai i tyre dhe gjyshja 70 vjeçare e cila nuk mund të lëvizë. Fëmijëve në shkollë mësojnë shumë edhe anglisht dhe vizatojnë dhe kanë nota të mira.


Dëshira për shtëpi të ngrohtë e kanë vizatuar në një nga vizatimet e tyre. /Telegrafi/