LAJMI I FUNDIT:

Në 18-vjetorin e vrasjes përkujtohet veprimtari Enver Maloku

Në 18-vjetorin e vrasjes përkujtohet veprimtari Enver Maloku

Sot bëhen 18 vjet nga vrasja e veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Enver Maloku.

Me këtë rast, kryetari i LDK-së njëherësh dhe kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me anëtarët e Kryesisë së LDK-së do të bëjnë homazhe tek monumenti i tij në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Enver Maloku u vra pasditen e 11 janarit 1999, pak metra prej banesës së tij në sytë e gruas dhe të fëmijëve.


Në komentet e kohës kur u vra, u tha se vrasja e Enver Malokut ishte vepër e qarqeve antishqiptare, të cilat kishin për qëllim të pengonin informimin në gjuhën shqipe, si edhe procesin për realizimin e lirisë e të pavarësisë së Kosovës.

Maloku për gati gjashtë vjet e udhëhoqi Qendrën për Informim, e cila kreu punë jo vetëm në rrafshin e informimit në Kosovë, po edhe të profilizimit e promovimit të gazetarisë kombëtare e kritike politike.