Gjendja ne tregun e gjelbër në Tetovë gjatë stinës së dimrit është shumë e rëndë, shkruan gazeta Koha. Kushtet në këtë treg janë shumë të vështira, sidomos në këtë periudhë kohore kur temperaturat kanë shënuar ulje drastike, ndërsa edhe shitja e produkteve që tregtarët shesin në treg po bie dita ditës. Shumica nga tregtarët të cilët veprimtarinë e tyre e realizojnë në tregun e gjelbër, kanë braktisur tezgat e tyre për shkak të ftohtit të acartë, ndërsa ata të cilët edhe në këto kushte ekstreme të motit kishin dalë për të shitur produktet e tyre, shprehen të indinjuar se shitja dukshëm ka rënë dhe malli i cili ngrin dhe prishet nga i ftohti nuk kompensohet nga askush.
Ata ankohen se prodhimet e tyre nuk rezistojnë në këto temperatura dhe pjesa dërmuese e tyre prishen, kurse të njëjtat nuk u kompensohen. Tregtarët thonë se nga shitja e produkteve të ndryshme varet mbijetesa e tyre. Ata nënvizojnë se edhe përkundër faktit se për hapësirën ku ata realizojnë tregtinë brenda tregut, gjegjësisht për tezgat që i shfrytëzojnë, Ndërmarrjes publike komunale “Tetova” – Tetovë i paguajnë nga tre mijë deri në pesë mijë denarë në muaj.
Përndryshe, për dallim nga tregu i Tetovës dhe shumë tregje të tjera në qytetet e Maqedonisë Perëndimore, tregjet në qytetet e Maqedonisë Lindore kanë kushte shumë më të mira. Disa nga ato janë edhe të izoluar, me qëllim që edhe gjatë dimrit të jenë funksional dhe të punojnë me kapacitet të plotë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'