LAJMI I FUNDIT:

Projekte për lehtësime farmaceutike në Maqedoni

Projekte për lehtësime farmaceutike në Maqedoni

Fondi për sigurim shëndetësor të Maqedonisë do të mundësojë që ilaçet ”Kleksan” dhe ”Fraksiparin” të jenë në receptë, terapi tremujore për personat me sëmundje kronike, si edhe lokatorë të barnatoreve më të afërta dhe ambulantave që kanë marrëveshje me Fondin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo parashihet sipas mbledhjes së sotme të drejtorëve të FSSHM-së, Sasho Stefanoski dhe Orhan Ramadani, me kryetaren e Odës së farmacistëve të Maqedonisë, Bistra Angellovska.

Stefanovski tha se ”politika jonë është që të jemi transparent dhe të bashkërenduar, sinkronizuar me të gjitha shoqatat e esnafëve dhe me të gjithë ata që mund të na ndihmojnë në realizimin e disa ideve tona të caktuara dhe projekteve.”


Drejtori Ramadani tha se ”për ilaçin ‘Kleksan’, me rimbursim janë paguar rreth 10 milionë denarë në vitin 2015. Tani mendojmë se do të mund të gjejmë një model që pacientët të mund ta marrin me recept në barnatore.”

Angellovska tha se i mbështetin projektet e Fondit duke dashur që të përmirësohen edhe kushtet e punës nëpër barnatore./Telegrafi/