LAJMI I FUNDIT:

Thaçi merr përkrahje nga Senati amerikan për Forcat e Armatosura

Thaçi merr përkrahje nga Senati amerikan për Forcat e Armatosura

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare, mbrëmë është takuar edhe me kryesuesin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, senatorin Bob Corker.

Presidenti Thaçi dhe senatori Corker kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Diskutuam për nevojën për rol udhëheqës të SHBA-së në Kosovë dhe në rajon, sepse vonesat e Bashkimit Evropian po krijojnë vakum të cilin po e shfrytëzojnë aktorë të tjerë”, është shprehur presidenti Thaçi.


Nga ana tjetër, kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan, senatori Bob Corker, ka rikonfirmuar përkrahjen e SHBA-së për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe ka shtuar se Kosova po luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori