LAJMI I FUNDIT:

Në përkrahje të Haradinajt, të mërkurën protestohet në Pejë

Në përkrahje të Haradinajt, të mërkurën protestohet në Pejë

Dega e AAK-së në Pejë njofton se të mërkurën do të organizohet një protest gjithëpopullore në përkrahje të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

“Protesta organizohet të mërkurën në orën 11:55 në sheshin ‘Shkelzen Haradinaj’ në Pejë”, thuhet në komunikatë.

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar nga policia franceze në aeroportin e Baselit.


Ai është arrestuar në bazë të një fletarresti lëshuar nga Serbia në vitin 2004.