LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët ankohen për mos grumbullimin e mbeturinave (Video)

Qytetarët ankohen për mos grumbullimin e mbeturinave (Video)

Në lagjen “Sahat Kullë”, kamionët që mbartin mbeturina nuk shkojnë rregullisht. Qytetarët e kësaj lagje, ankohen se përveç ajrit që është i ndotur, ata përballen edhe me këtë problem. Qytetarët thonë se mbeturinat të cilat grumbullohen me javë, përshkak se kamionët shkojnë që t’i marrin ato me shumë vonesë, shkaktojnë erë të keqe në lagje dhe ato kanë frikë se mos shkaktohet edhe ndonjë epidemi.

“Problemi është, këtu çdoherë ka qenë të martën dhe të shtunën me i marrë mbeturinat, por ka 2-3 muajt e fundit vijnë nga 2-3 herë në muaj ose aspak. Po flitet që ajri është i ndotur, mirëpo edhe oborret e shtëpive i kemi të ndotura nga mbeturinat”, the njëri nga qytetarët.

“Nuk vijnë me i marrë mbeturinat, mbushen këto, s’kemi ku t’i hedhim…Pengojnë se kur të mbushen fillon t’ju vijë era, çka të bëjmë nuk kemi ku t’i hedhim tjetërkund”, tha një qytetar tjetër.


Qytetarët thonë se vonesa bëhet për shkak se kamionët janë të zënë duke i marrë mbeturinat e Komunës Qendër, ndërsa kjo ndodh vetëm sepse kjo është lagje e banuar kryesisht me shqiptarë, njofton TV Shenja.

“E kam kërkuar në telefon atë i cili është përgjegjës, ai më ka thënë duhet të shkosh te Enveri, Enveri është në ndërrimin e natës, ai i cili i dërgon kamionët e vegjël nëpër lagje për t’i marrë mbeturinat. Kur e thërras atë, ai më thotë e kanë dërguar në Komunën Qendër. Ndonjëherë thonë se ka pasur defekt kamioni. Vetëm pse është lagje shqiptare. Amerikanët edhe rusët janë duke kërkuar jetë nëpër hënë, ndërsa shqiptarët në tokë nuk po dinë me i menaxhuar punët ashtu siç duhet”, ankohet njëri nga banorët.

“Normal kjo ndodh vetëm se është lagje shqiptare, se nga qendra andej asnjëherë nuk i lënë të mblidhen, secilën 2-3 shkojnë i mbledhin”, thotë një banor tjetër.

Ne kontaktuam pikërisht Enverin nga Higjiena Komunale, i cili është përgjegjës për mbledhjen e mbeturinave, por ai hodhi poshtë akuzat kundër tij duke thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se ata shkojnë në lagjen “Sahat Kullë” çdo të marte e të shtunë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori