LAJMI I FUNDIT:

Ligji i ri i punës në Francë, punonjësit “shkëputen” nga presionet

Ligji i ri i punës në Francë, punonjësit “shkëputen” nga presionet
SAMSUNG CSC

Një ligj i ri mbi punën në Francë, i cili ka hyrë në fuqi nga 1 janari, mbron punonjësit nga presionet e lidhura me punën, pas përfundimit të orëve zyrtare. Franc

Kjo është hera e parë në botë, që një qeveri kërkon të mbrojë ekuilibrin e jetës private me përkushtimin në punë të një punonjësi, në këtë mënyrë.

Ligji kërkon që kompanitë me 50 punonjës apo më shumë, të negociojnë një marrëveshje me sindikatat duke mbrojtur të drejtën e një punonjësi për t’u shkëputur totalisht nga puna, pas orëve zyrtare të punës dhe gjatë pushimeve.


Ligji i ri u mirëprit nga njerëzit që punojnë në distriktin “La Defense” në Paris, ku qindra zyrtarë bëjnë rrugën e tyre të përditshme për në punë. Sipas autores dhe ekspertes së komunikimit, Caroline Sauvajol-Rialland, koha e shpenzuar në procesimin e informacionit përbën 40% të kohës totale të punës, gjë që jep pasojë negative për punonjësit.

Sipas saj, ndjenja e të mos qenit i aftë në ndjekjen e rrjedhës së informacionit, shkakton frustrim dhe stres. Ekspertët thonë se zyrtarët po marrin 7 herë më shumë informacion tashmë në krahasim me 4 vite më parë, dhe rrjedha e informacionit do të bëhet 32 herë më e madhe në fund të dekadës.

Grupi postar francez La Poste ishte ndër të parët që vërtetoi çështjen, për të themeluar të drejtën e “shkëputjes” nga detyra për punonjësit. Firma franceze ka krijuar një rregull gjatë kohëve të fundit ku punonjësit mund të injorojnë në mënyrë efektive e-mail-et gjatë periudhës jashtë pune. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Kalo në kategori