LAJMI I FUNDIT:

Rekord temperaturash të ulëta, vdes i pastrehu në Sarandë

Rekord temperaturash të ulëta, vdes i pastrehu në Sarandë

Akset kombëtare janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në ndonjë segment ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve. Ministria e Brendshme njoftoi se situata është nën kontroll dhe punonjësit e emergjencave gjenden në terren.

Sinoptikanët njoftojnë për një përmirësim të temperaturave në ditët e ardhshme, por që gjithsesi ato do të jenë nën zero ndërsa në zonat e ftohta malore, do të vijojnë temperaturat tepër të ulëta.


Pas debateve në distancë të deputetit Pjerin Ndreu me ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj inspektoi rrethin e Pukës. I shoqëruar edhe nga deputeti socialist, Dervishaj deklaroi se rrugët nuk kanë qenë asnjëherë të bllokuara pavarësisht se temperaturat kanë arritur në -20 gradë. Kritikave për firmat kontraktore në rrugë, Dervishaj pavarësisht se nuk paraqiti asnjë ankesë tha se në përfundim të situatës do t’i bëjë analizë punës së tyre.

“Aktualisht situata nuk është më problematike dhe po shkon drejt përmirësimit, por të mos harrojmë se jemi në kushte dimri dhe sidomos drejtuesit mjeteve në disa zona duhet të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë dhe goma dimri për automjetet. Në lidhje me disa kritika ndaj firmave të mirëmbajtjes, ne si Ministri e Transportit në përfundim të kësaj situate do të zhvillojmë një vlerësim të detajuar për mënyrën se si u përballua situata jo vetëm në transpotin rrugor, por edhe në atë detar dhe të aviacionit civil. Por ajo që konstatoj dhe nga terreni firmat kanë reaguar duke pastruar borën dhe hedhur sasi të mëdha kripe në rrugë”, deklaroi Dervishaj.

Në Kukës të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme me zinxhirë. Në Rrugën e Kombit po punohet me mjete për pastrimin e borës dhe akullit. Akset Kukës-Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë qarkullimi kryhet me zinxhirë. Por akset rurale Grykë Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Topojan, Shishtavec dhe Gjinaj mbeten te bllokuara.

Edhe në aksin rrugor kombëtar Qafë Bualli-Peshkopi, njësia administrative Maqellarë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Aksi rrugor Shkodër-Qafë Thore-Theth është i bllokuar, ndërsa trashësia e borës ka arritur 1 metër.

Fadroma nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe Ministria e Mbrojtjes po punojnë për hapjen e akseve rrugore në Bashkinë Malësi e Madhe.

Në Elbasan, aksi rrugor Librazhd-Stëblevë i kalueshëm me zinxhirë. Por i ftohti shënoi edhe një tjetër viktimë. Këtë radhë në Sarandë. 54-vjeçari endacak Leonard Beqiri ndërroi jetë në spital. Ai u gjet në rrugë nga policia dhe u dërgua për mjekim, por nuk mundi dot të jetojë. 54-vjeçari jetonte prej kohësh në një makinë të braktisur.

Temperaturat e ulëta nën 0 kanë krijuar një situatë të pazakontë prej dekadash në rrethin bregdetar të Durrësit. Bora ia ka lënë vendin ngricës. Rrugë, trotuare dhe sheshe ndodhen nën pushtetin e ngricës duke e vështirësuar ndjeshëm lëvizjen. Ky mot i ka kapur të papërgatitur banorët e bregdetit të pamësuar për të përballuar temperatura kaq të ulëta dhe lëvizjen në ngricë, ku nuk kanë munguar dhe rrëshqitjet e pësimet e frakturave. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori