LAJMI I FUNDIT:

AAK e zhgënjyer me komoditetin e institucioneve për lirimin e Haradinjat

AAK e zhgënjyer me komoditetin e institucioneve për lirimin e Haradinjat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është shprehur shumë e zhgënjyer me mos angazhimin e institucioneve në lidhje me lirimin nga arrestimi në Francë i liderit të këtoj subjekti politik, Ramush Haradinaj.

AAK thotë se angazhimi për kthimin e Haradinjat është obligim shtetëror e jo vullnetar.

“AAK, shpreh zhgënjimin e saj me komoditetin e Institucioneve shtetërore të Kosovës, në raport me rastin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet ende në Francë”, thuhet në reagimin e AAK-së.


“Reagimi përmes deklaratave i Qeverisë së Kosovës, i Presidentit, apo mosgatishmëria e Kuvendit që të mbajë seancë të jashtzakonshme për Rastin Haradinaj dhe të njejtin ta shtyjë për të marten, me arsyetim se nuk po mund t’i mbledhim deputetët, janë qasje jo-shtetërore dhe si të tilla të papranueshme”.

Në reagim thuhet, se “ndalimi i Haradinajt në Francë, për motive politike e jo të drejtësisëë, nuk ka të bëjë me individin qoftë ai edhe ish Kryeministri i vendit, por me Kosovën si shtet e si shoqëri”.

“Prandaj përfaqësuesit e Shtetit duhet ta kuptojnë se angazhimi për kthimin e Haradinajt në Atdhe, është obligim shtetëror dhe jo çështje e vullnetit!”

“Ne u jemi mirënjohës mijëra qytetarëve në të gjitha anët e Globit, të cilët i janë vënë në krah Ramush Haradinajt, dhe nuk mund të mos e themi se përsonat që drejtojnë Kosovën, nuk janë as në bisht të këtij angazhimi të interesit nacional”.

“Njëkohësisht e kuptojmë revoltën dhe mllefin e mijëra njërëzve karrshi kësaj padrejtësie që po i  bëhët Kosovës si shtet, dhe Haradinajt si vlerë e tij, por i lusim qytetarët që të mos e pranojnë logjikën e konfrontimit dhe të përdhosjes së simboleve të shtetëve tjera, sepse kjo nuk është në kulturën tonë.

Ta mbështesim Haradinajn me dinjitet, siç është ai vet!”, thuhet në reagimin e AAK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori