LAJMI I FUNDIT:

Biletat elektronike në Shkup, qytetarë të kënaqur dhe të revoltuar

Biletat elektronike në Shkup, qytetarë të kënaqur dhe të revoltuar

Nga 1 janari hyri në fuqi sistemi i integruar tarifor, i cili vlen për të gjithë transportuesit publik dhe privat. Sipas këtij sistemi, shfrytëzuesit e transportit publik duhet të pajisen me kartelë elektronike. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Qyteti i Shkupit ka sjellë vendim për periudhë promotive prej një muaji, me ç’rast me çdo kartelë elektronike të blerë të pa personalizuar vijojnë 5 udhëtime falas.

Disa nga qytetarët e anketuar nga gazeta Koha u shprehën të kënaqur nga ky ligj i ri, por kishte edhe nga ata që u shprehën të revoltuar. Rumena Rajkovska nga lagja e Karposhit, thekson se ndjehet e kënaqur me këtë ligj dhe shpreson të vazhdoj dhe më tutje, pasi sipas saj, është shumë më lirë.

Ndërkaq, nga ana tjetër studentët shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, ky ligj vetëm se i ka shtrenjtuar biletat. Ata thonë se biletat e tyre studentore nuk vazhdojnë më dhe duhet të nxjerrin të reja, ndërsa për t’i nxjerr biletat e reja u kushton më shumë, sepse ata paguajnë edhe vërtetimin që po e marrin nga universiteti, plus pastaj duhet të paguajnë edhe biletën që e marrin nga ndërmarrja publike.


Në trend Lajme

Më shumë
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Kalo në kategori