LAJMI I FUNDIT:

Viktima e parë nga moti i keq në Shqipëri

Viktima e parë nga moti i keq në Shqipëri

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë shënuar kështu viktimën e parë në qytetin bregdetar të Durrësit.

I ndjeri njihej në qytet si një endacak me emrin Beni dhe është gjetur nga qytetarët në lagjen 17, jashtë, i mbledhur nga i ftohti.

Policia lokale nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar mbi ngjarjen, por paraprakisht deklaron se është gjetur i vdekur për shkaqe natyrale një person rreth të 30-ve, ende i paidentifikuar.


Në këto ditë të ftohta, në qytetin e Durrësit nuk është ngritur ende ndonjë strehë e përkohshme për të pastrehët.