LAJMI I FUNDIT:

Nedellkovski-priftërinjëve: Krishti nuk ka komunikuar me Zotin me iPhone e as ka vozitur ML (Foto)

Nedellkovski-priftërinjëve: Krishti nuk ka komunikuar me Zotin me iPhone e as ka vozitur ML (Foto)

Gazetari kontravers, Milenko Nedellkovski këtë herë nuk është marrë me shqiptarët e as me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë, por ka sulmuar priftërinjtë në prag të festës së ortodoksëve në Maqedoni-Buzmi, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Aq sa di nga historia:
-Krishti ka ecur me shkop prej druri, jo prej ari
-Ka qenë i veshur thjeshte e jo me mbulesa ari
-Ka qenë boss
-Ka ecur në këmbë e jo me ML-a
-Ka qenë kockë e lëkurë, jo i mbushur me yndyrë
-Ka hëngër minimalisht jo si ju që hani derra
-Është flijuar për besimtarët e jo besimtarët të flijohen për atë, si ju që bëni
-Me Zotin ka komunikuar drejtëpërdrejt, e jo me iPhone
-Nuk ka shfrytëzuar murgesha për të kënaqur pasionet
-Është kujdesur për bagëtitë, nuk i ka hëngër ato
-Nuk ka pasur pasuri në Bullgari e as pasaportë të Greqisë.” kështu e ka përfunduar shkrimin e tij gjykues për priftërinjtë, Milenko Nedellkovski./Telegrafi/