LAJMI I FUNDIT:

Shtohen masat për parandalimin e gripit në Maqedoni

Shtohen masat për parandalimin e gripit në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Gjithsej 15.800 persona të sëmurë me grip kanë kërkuar ndihmë në shtëpitë e shëndetit. Ndër to, ka edhe raste të rënda. Kjo ka bërë që të zbatohen masa plotësuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur nga Jovanka Kostovska, këshillëtare shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë. Kostovska tha se Komisioni për sëmundje infektuese ka sjellë vendim që të shtohen masa plotësuese për përcjelljen e situatës dhe për t’u penguar përhapja e gripit në popullsi, si edhe shërim në kohë të të sëmurëve.

Një nga këto masa është ndalimi i vizitave të të sëmurëve nëpër spitale, ndërkaq spitalet kanë marrë urdhër që pacientët të vizitohen me kuadër të mjaftueshëm dhe t’u ofrohen ilaçe të bollshme. Si masë tjetër është edhe ndalimi i pushimeve për kuadrot mjekësor, në këto dy muajt vijues./Telegrafi/