LAJMI I FUNDIT:

Beyonce kurde, këngëtarja më e kërkuar nga ISIS

Beyonce kurde, këngëtarja më e kërkuar nga ISIS

E quajnë Beyonce-ja kurde, si për zërin e fuqishëm, ashtu edhe për bukurinë fizike.

Helly Luv është e famshme për këngët e saj në mbështetje të luftëtarëve peshmerga, të cilat e kanë kthyer në shënjestrën e njerëzve të kreut të ISIS-it, Abu Baker al Bagdadi.

Në rajonin kurd të Irakut, këngetarja është kthyer gati në simbol. “Ajo është ylli ynë”, i tha “Corriere Della Sera”-s përgjegjësi i hotelit me të blinduar të Irbilit, “Rotana”, ku Helly qëndron shpesh, transmeton TCH.


“Kam lindur në 1988-n gjatë luftës së Gjirit”, ka rrëfyer ajo. Ishte shumë e vogël kur u largua prej andej me familjen duke përfunduar në një kamp refugjatësh në Turqi.

Prej aty lëvizi në Finlandë dhe në moshën 18-vjeçare, vendos të shkojë në Los Angeles. Iraku pas kësaj zhytet sërish në luftë.

“Isha këtu në Irbil kur ISIS-i sulmoi për herë të parë”, kujton këngëtarja kurde me origjinë iraniane, e cila dhunës së shfrenuar të ekstremistëve zgjodhi t’i përgjigjej me një videoklip, “Revolution”.

Aty shfaqet duke luftuar xhihadistët me një dekolte të florinjtë dhe flokë të kuqe flakë. Peshmergat e adhurojnë, ama për militantët Shtetit Islamik këngëtarja përfaqëson një “fyerje për gratë”.

“Më duan të vdekur”, thotë Luv. Por pavarësisht kërcënimeve pafund, ISIS-i nuk e tremb. Muzika është arma me të cilin Helly lufton për të mbrojtur popullin e saj.

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori