LAJMI I FUNDIT:

Universiteti ofron rrogë enorme, për atë që di të ligjërojë përralla (Foto)

Universiteti ofron rrogë enorme, për atë që di të ligjërojë përralla (Foto)

Në Universitetin e South Wales qw ndodhet në kampusin e Kardifit të Anglisë, po kërkohet të punësohet një profesor me rrogë të plotë, që di të ligjëroje artin e përrallës.

Mirëpo, nuk është fjala për një ligjërues që tregon përralla si ato të fëmijëve para gjumit, mirëpo dikush që bën hulumtime, sajon tregime dhe i përmbledhë ato në një të veçantë, transmeton Telegrafi.

Personi i kualifikuar, i cili përzgjidhet nga udhëheqësit e institucionit, do të ketë rrogë vjetore që arrin deri në 74 mijë euro.


Universiteti South Wales në Kardif të Londrës

Të gjithë ata që dinë të udhëheqin një grup të madh, krijojnë plane zhvillimi për hulumtim dhe rrisin fondet e departamentit në këtë aspekt, mund të jenë në përzgjedhjen e ngushtë.

Aftësia e të treguarit përrallë, luan rol të rëndësishëm në ndihmën e shërbimeve sociale, grupeve të kujdesit dhe atyre që luftojnë kancerin.

Mirëpo, jo të gjithë po konsiderojnë se kjo lëndë, duhet t’ju mësohet studentëve.

“Kjo lëndë është për nxënës të shkollave fillore dhe jo atyre që po studiojnë letërsi. Është shpenzim i parave dhe i kohës”, thuhet në komunikatën e profesorëve kundërshtues. /Telegrafi/