LAJMI I FUNDIT:

Çmimi botëror për humanizëm për vitin 2017-të do t’i ndahet Svobodës

Çmimi botëror për humanizëm për vitin 2017-të do t’i ndahet Svobodës

Juria ndërkombëtare e Akademisë së Humanizmit të Ohrit ka vendosur në mënyrë unanime që Çmimin botëror për humanizëm për vitin 2017 t’ia ndajë regjisorit dhe skenaristit Jiří Svoboda, një nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë çeke dhe botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

‘Jeta e tij e jashtëzakonshme dhe krijimtaria artistike, kurore artistike e të cilës u realizua vitin e kaluar me kryeveprën e fillimit kushtuar Jan Hus, e numëroi mes emrave të mëdhenj të kuptimit botëror humanist të cilat vitin e kaluar e pasuruan memorien shpirtërore të Ohrit’, informon AHO.

Çmimi do të ndahet më 18 janar në fillim të orës 19, ku edhe do të mbahen fjalime nga kryetari i AHO, kryetari i komunës së Ohrit dhe ambasadori çek në Maqedoni. /Telegrafi/