LAJMI I FUNDIT:

Borë dhe temperatura deri -19 në fundjavë

Borë dhe temperatura deri -19 në fundjavë

Erërat e fuqishme dhe reshjet e bores do të jenë prezent mbi vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë celsius.

Gjatë kësaj periudhe (e hënë – e premte) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë celsius, kurse maksimale e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veri-perëndimit me shpejtësi  mbi 13m/s.