LAJMI I FUNDIT:

Hedhja në pishinë nga kati i tretë dhe një dhembje e madhe dhe e kushtueshme (Video)

Hedhja në pishinë nga kati i tretë dhe një dhembje e madhe dhe e kushtueshme (Video)

Në Shtetet e Bashkuara, i riu që njihet në YouTube për hedhje nga vende të ndryshme, ka pësuar dëmtime të mëdha trupore, pasi nuk e ka arritur cakun si duhet.

Megjithëse është hedhur shtatë herë dhe ka rënë si duhet në pishinë, hera e tetë nuk i ka dalë si duhet, transmeton Telegrafi.

Ai ka rënë gjysmë metri afër pishinës, duke i lënduar rëndë shputat dhe këmbët, mirëpo jo edhe ndonjë dëmtim tjetër.


Në videon e postuar më poshtë, që përmban pamje mjaftë të rënda, mund të shihet dështimi i tij.

“Jam në spital me dy këmbë të thyera dhe më duhet t’i paguaj spitalit 274 mijë dollarë. Pranoj çdo ndihmë të juaj, përndryshe më duhet që tërë jetën të punoj për këtë faturë” ka shkruar në kanalin e tij lidhur me rastin. /Telegrafi/

https://youtu.be/vkEzG2jcENY