Janë një varg premtimesh që Qeveria e Kosovës kishte thënë se do t’i realizonte gjatë vitit që lamë pas. Disa prej këtyre premtimeve, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, thuhet të jenë realizuar, mirëpo mbetet ende shumë punë për t’u bërë.
Shumica e premtimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat janë reflektuar edhe në programin qeveritar, kishin të bënin me zhvillimin ekonomik, si një nga çështjet kryesore, për të cilën ishte thënë se do t’i zgjidhte edhe problemet tjera si në punësim, arsim shëndetësi dhe në fushat tjera.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se në aspektin ekonomik, gjatë vitit 2016 kanë realizuar projekte të shumta, me të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve të vendit.
“Kemi filluar me zhvillim ekonomik dhe të gjithë trendët po tregojnë përparim në këtë fushë. Institucionet e ndryshme ndërkombëtare tregojnë se Kosova e ka përmirësuar shumë mirë ambientin e të bërit biznes dhe ajo po reflektohet edhe me zhvillim ekonomik, diku rreth 4 për qind që është më i miri në regjion. Shifrat e papunësisë kanë rënë dhe po përmirësohet ky ambient, i cili u hap rrugë përmirësimeve tjera në fusha tjera”, thotë Abrashi.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) si marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian konsiderohet nga autoritetet e Kosovës si një premtim i realizuar gjatë vitit 2016.
Megjithatë, gjatë vitit 2016 kishte dështuar privatizimi i Brezovicës, projekt ky i cili gati nga të gjithë udhëheqësit e Qeverisë së Kosovës, ishte dhënë se do të realizohej dhe do të sillte zhvillim ekonomik të vendit dhe mbi 4 mijë vende të reja të punës.
Gjatë vitit 2016 institucionet e Kosovës si të arritur e konsiderojnë miratimin e Ligjit për Trepçën, si dhe marrjen e kodit telefonik +383.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, ishte vetëm njëri nga premtimet e vjetra që nuk u realizua edhe gjatë vitit 2016, ashtu siç ishte premtuar.
Gjatë vitit që lamë pas, përfaqësuesit e shoqërisë civile kishin hedhur një varg kritikash në drejtim të zyrtarëve qeveritarë sa i përket mospërmbushjes së premtimeve që ata kishin dhënë.
Ata konsideronin se liderët politikë në Kosovë po zhvillonin një politikë me plot premtime e deklarata pa mbulesë, shumica prej të cilave mbeten të parealizuara.
Agron Demi nga Instituti për Hulumtime të Avancuara kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se në vazhdimësi kemi parë premtime të dhëna nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, të cilat nuk ishin realizuar.
“Në një sistem demokratik mosmbajtja e premtimeve zgjedhore dhe atyre programore të një koalicioni qeverisës do të duhej të ndëshkohej me votë të qytetarëve”, kishte thënë Demi.
Sipas Demit, çdo premtim që jepet, sidomos që ka të bëjë me gjendjen sociale, siç është zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës, janë çështjet që prekin qytetarët dhe mirëqenien e tyre.
Premtimet pa mbulesë dhe dështimi për realizimin e tyre, jo rrallë sollën edhe pakënaqësi e dëshpërim te qytetarët, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Ata kujtojnë se në fund të vitit 2014 – 2015, kishte mbi 50 mijë qytetarë që në mënyra të ndryshme mësynë Evropën, në kërkim të një pune dhe jete më të mirë.
Arton Demhasaj nga Organizata joqeveritare “Çohu”, thekson se liderët politikë në Kosovë bëjnë premtime të mëdha dhe të parealizueshme. Por, sipas tij, për këto premtime të dhëna e të parealizuara, liderët politikë apo partitë politike duhet të ndëshkohen me votën e qytetarit.
“Deklaratat e liderëve janë të mëdha dhe të parealizueshme shihen qysh në fillim që nuk realizohen, pasi që ata premtojnë shumë. Liderët që janë në pushtet kanë premtuar mbi 200 mijë vende pune, derisa në jemi dëshmitarë që nuk janë realizuar as tre mijë vende pune”, shton Demhasaj.
Sidoqoftë, zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është një nga sfidat që do ta përcjellë Qeverinë e Kosovës edhe gjatë vitit 2017.
“Patjetër se duhet të punohet shumë, është mbetur të punohet më shumë në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit. Këto janë sfidat e vitit të ardhshëm, si qeverisje, në përgjithësi”, thotë Abrashi.
Krimi i organizuar dhe korrupsioni, si dhe sundimi i ligjit ishin cilësuar si dy pengesat më të mëdha në drejtim të zhvillimit të Kosovës.
Niveli i lartë i korrupsionit në Kosovë ishte kritikuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë. Ata kishin kërkuar nga institucionet që t’i luftojnë këto dukuri. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?